E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieira konfirmon pensionimin

Fituesi i Kupës së Botës, Patrick Vieira, është pensionuar nga futbolli profesionist për të marr një rol zyrtari te Manchester City.

Roli i Vieira do të fokusohet kryesisht në punën rreth zhvillimit të talenteve të rinj të cilët do të dalin nga akademia e Cityt.

“Manchester City është i kënaqur të zbulojë se Patrick Vieira ka pranuar një detyrë të re. Fituesi i Kupës së Botës do të ketë një rol të gjerë, do të ndihmojë zhvillimin e programeve me përgjegjësi sociale, edhe në Britani edhe jashtë saj, si edhe do të punojë ngushtë me partnerët komercial të Cityt”, thuhet në deklaratën e Cityt.

Ish-kapiteni i Arsenalit nënshkroi me Cityn në janar të vitit 2010 dhe zhvilloi 24 ndeshje me klubin, ndërsa City fitoi Kupën FA dhe u kualifikua për në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›