E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji në 12:00 jep vendimin për Këshillin Bashkiak

Kolegji Zgjedhor pritet që në orën 12:00 të japë vendimin për ankimimin e Partisë Demokratike për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak për Bashkinë e Tiranës.

Kolegji kërkoi që gjatë seancës të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës, për t`u njohur me shpërndarjen e mandateve, ndërsa u kërkoi përfaqësuesve të PD-së edhe listën e mandateve për Këshillin Bashkiak.

Në ankimimin e Partisë Demokratike kërkohet nga ana e Kolegjit që të caktojë mandatet për këshillin bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qëndër votimi. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të miratojë me 5 vota pro, aktin për shpërndarjen e mandateve për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Me katër vota pro dhe dy kundër, KQZ-ja nuk ka mundur t`i japë vlerë aktit të saj, për shkak se në bazë të Kodit Zgjedhor, ndarja e mandateve duhet të bëhet me të paktën 5 vota pro.

Më herët KQZ sipas përllogaritjes së tabelës përfundimtare tha se koalicioni "Aleanca për Qytetarin" do të ketë 28 këshilltarë dhe "Aleanca për të Ardhmen" 27 këshilltarë. Shorti i cili u zhvillua disa ditë më parë përcaktoi relatore të Neriban Mullain, ndërsa anëtarë të tjerë të trupës së gjykimit do të jenë Entela Prifti, Tom Ndreca, Petraq Dhimitri dhe Astrit Kalaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›