Vieira rrezikon ndeshjen me Rumanine
Patrik Vieira nuk do te jete ne gjendje te ndeshet ne miqesoren me Paraguain. Stafi mjekesor i bluve eshte shume i shqetesuar. Sipas sajtit te interneti te France Football, Patrik Vieira, viktime e nje demtimi ne kaviljen e djathte, ka deklaruar se nuk do te jete edhe ne miqesoren e fundit te Frances, ate ndaj Kolumbise. Madje, situata eshte edhe me e rende. Kapiteni i trikoloreve mund te mungoje edhe ne ndeshjen e pare te evropianit kunder Rumanise, me 9 qershor. Te premten, Patrik Vieria nuk e ka perfunduar stervitjen ne stadiumin e Tuluzes dhe shqetesimi eshte vertet real, pasi ekzaminimet e bera kane treguar se ekziston nje demtim ne kaviljen e majte. Lojtari i Interit te Milanit do te humbase keshtu disa ndeshje te Frances, takimin e djeshem kunder Paraguait, ate te dates 3 qershor kunder Kolumbise ne "Stade de France" dhe, me sa duket, takimin celes te perfaqesueses se gjelave kunder Rumanise ne Zyrih.