E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktiviteti i firmes piramidale "Cenaj-Co"

"Firma Cenaj kishte 26 mije kreditore dhe borxhi i kesaj firme kap nje shifer marramendese, prej 54 milione dollaresh", sipas eksperteve te firmave piramidale. Ne kete menyre, sipas ekspertit, Lefter Cenaj duhet te pergjigjet para gjykates, per vjedhjen me ane te mashtrimit qe u ka bere 26 mije kreditoreve per nje shume qe kap 54 milione dollare. Firma "Cenaj" kishte pese filiale te medha ne qytetet Tirane, Durres, Vlore, Himare dhe Berat dhe kryesisht kreditoret nga keto qytete kane qene me te mashtruarit nga Lefteri. Ndersa Prokuroria shqiptare kishte vendosur te procedonte me gjykimin ne mungese te Lefter Cenajt, vjen edhe pergjigjja e drejtesise greke. Keshtu, fale kesaj pergjigjeje pozitive, ne te cilen thuhej se Lefter Cenaj do te ekstradohet ne Shqiperi, sapo te perfundonte te gjitha procedurat e ekstradimit, Prokuroria e Pergjithshme iu fut punes, per te nxjerre te gjitha aktet e ekspertimit dhe per te perfunduar sa me pare hetimet. Dhe dje ka qene dita perfundimtare, ku prokurori Ajaz Gjeta dhe eksperti kontabel Shyqyri Kohe, kane arritur te nxjerrin konkluzionet perfundimtare te ekspertimit. Keshtu, sipas aktit te ekspertimit, Lefter Cenaj ka mashtruar 26 mije kreditore dhe fill pas ketij numri te mashtruarish vjen edhe lajmi, se "ceshtja do te shkoje brenda muajit nentor ne gjykate per gjykim". Nderkohe, sipas prokurorit te ceshtjes, Gjeta, Cenaj eshte kthyer vetem pasi drejtesia greke nuk ka mundur te provoje akuzen e trafikut te droges dhe pastrimit te parave. Fale ketij mos aprovimi akuze, drejtesia helene ka vendosur qe Cenaj te rikthehet ne Shqiperi dhe te gjykohet per krimin e kryer ketu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›