E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viera e Materaci drejt Fiorentinës

Fiorentina është shumë aktive në merkaton e këtij viti dhe si gjithmonë drejtori teknik i Fiorentinës, Pantaleo Korvino, një nuhatës i mirë i talenteve të reja, po kërkon t’i japë strukturën ardhshme ekipit të Fiorentinës që do luajë edhe në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Është zyrtarizuar blerja e Franko Kolombës, pjesëtar i kombëtares U-20. Njëkohësisht sytë janë drejtuar edhe ndaj lojtarëve me përvojë që do t’i lejojnë Fiores një rritje cilësore në kompeticione. Pëlqehet akoma më shumë mbrojtësi brazilian i Udinezes, Felipe, ndoshta më i preferuar se shoku i skuadrës, Zapata. Për mesfushën, përveç Palomos së Sampit ndiqet me vëmendje edhe Guarente.

Pastja janë edhe disa zëra që mbërrijnë nga Milano. Interi mund të lëshojë me parametër zero Vieran dhe Materacin dhe Korvino po mendon seriozisht për këtë tratativë. Problem për Fiorentinën mbetet rroga e lartë që fitojnë futbollistët në ekipet aktuale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›