E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemajli: Torino nuk është skuadër për Serinë B

Torino - Mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli shpreh bindjen se skuadra e Torinos do të qëndrojë në Serinë A. Futbollisti i skuadrës torineze kërkon nga shokët e tij të skuadrës përkushtimin maksimal në dy ndeshjet e fundit, kundër Xhenoas dhe Romës.

“Torino ka kualitete, dhe nuk është skuadër për Serinë B, megjithëse ka pasur vështirësi në shfaqjen e kualiteteve. Ne besojmë për mbijetesë, dhe jemi të vetëdijshëm se me fitoren e së dielës kundër Xhenoas do të jemi shumë pranë qëndrimit në Serinë A”, deklaron shqiptari për “Tuttosport”.

Aktualisht Torino ndodhet në vendin e 17-të me 34 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›