Viera, kapiteni i Frances ne botorin afrikan
Trajneri i Frances, Rajmond Domenek deklaroi se Patrik Viera do te jete kapiteni i ardhshem i Bluve, gjate finaleve te Kupes se Botes edhe nese mesfushori nuk do te arrije qe te fitoje nje vend titullari ne radhet e Mancester Sitit. Ish-futbollisti i Arsenalit nuk arriti dot qe te fitonte nje vend ne formacionin e Interit, pas kalimit te zikalterit ne Seria A. Ai eshte rikthyer gjate merkatos se fundit ne Premier Lige dhe shpreson qe te fitoje nje vend titullari. Pavaresisht ketij fakti, Viera do te udheheqe Francen ne finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Trajneri i Frances, Rajmond Domenek deklaroi se i eshte dhene besimi i duhur mesfushorit shkaterrues qe te jete kapiteni i ekipit kombetar ne kompeticionin me te madh nderkombetar te finaleve te Kupes se Botes. "Patrik Viera ka nisur te luaje serish dhe do te jete kapiten i ekipin kombetar te Frances," - tha Domenek. "Per nje lojtar qe ka bere me te miren ne te kaluaren me kombetaren dhe vazhdon te ruaje nje forme te pelqyeshme, nuk kemi pse te mos i japin besimin qe i duhet". Trajneri i Frances, Rajmond Domenek shton se : - "Une nuk kam asnje dyshim ne lidhje me aftesite e tij ne fushen e lojes. Dhe ne e dime shume mire se cfare mendimi kemi marre, pasi kemi diskutuar gjate per kete ceshtje. Nuk ka rendesi sa ndeshje do te luaje ne kampionat. Patrik Viera eshte kapiten i Frances dhe kjo nuk ndryshon. Nuk ka madje as edhe debate", - perfundon trajneri Domenek. Vieira, i cili do te mbushe 34 vjec ne vere kur te luhen ndeshjet e Kupes se Botes, ka zhvilluar deri tani 107 ndeshje me ekipin e tij kombetar.