Barcelona me mungesa, Guardiola i trembet Atletikos
Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola shpreson se skuadra e drejtuar prej tij do te shpalose vlerat me te mira ne fushe, ndaj Atletiko Madridit, per te mos leshuar kreun e klasifikimit. Ndjekesi me i afert i Barcelones, Reali i Madridit u perballe me Ksereks nje dite me pare dhe shpreson ne nje hap fals te Barcelones, per te ngushtuar diferencen ne krye te Premier Divizion. Por trajneri katalanas e sheh shume te veshtire fitoren, ne ndeshjen e sotme, nisur nga demtimet qe kane pushtuar skuadren e tij, por edhe rezultatet e fundit qe ka shenuar kundershtari. "Ata kane paraqitur dy ane gjate ketij edicioni. Ne duhet te marrim ne konsiderate ekipin e Atletikos, qe ka luajtur gjate ndeshjeve te fundit. Atletiko do te tregoje me te miren, edhe ne kete ndeshje", - thekson Pep Guardiola. "Fakti se Atletiko eshte kualifikuare pas 10 viteve ne nje finale i ben edhe me te forte dhe iu jep besim ne loje dhe moral skuadres me te cilen do te perballemi gjate dites se sotme", - shprehet Pep Guardiola, duke iu referuar progresit te fundit te Atletikos se Madridit ne Kupen e Mbretit. "Nese gjate ndeshjes loja nuk do te jete ne kontrollin tone, ata mund te jene me te forte, sepse jane me te rrezikshem me ane te kundersulmit," - shton trajneri katalanas. Barcelona po perballet me nje numer te larte te lojtareve te demtuar per kete ndeshje. Keshtu, nuk do te jene ne dispozicion te trajnerit te Barces, Dmitro Cigrinski, Erik Abidal, Dani Alves dhe Yaja Ture, te gjithe te demtuar, ndersa Pikue dhe Markuez jane te skualifikuar. Pujol ka pasur gjithashtu nje demtim gjate stervitjes se javes dhe Guardiola beri te qarte para ndeshjes se as ai nuk do te luaje, nese nuk do te jete i gatshem.