Vihet nën kontroll zjarri në Qafë Thanë
Një vatër zjarri ka rënë natën e mbrëmshme në zonën e Qafë Thanës të rrethit të Pogradecit, e cila ka kapur një sipërfaqe prej 130 metra katrorë.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarreve, ku fatmirësisht nuk ka patur dëme në drurë dhe për këtë është ndaluar shtetasi Avni Sulollari, 46 vjeç, banues në fshatin Lin të rrethit të Pogradecit. Nga verifikimet e para rezulton që zjarri është shkaktuar aksidentalisht dhe jo me qëllim.