E Diel, 1 Nëntor 2026

Vihet nën kontroll zjarri në Vehçan, operacion nga toka dhe ajri

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Një zjarr me përmasa të mëdha që përfshiu zonën e Vehçanit në Bashkinë Librazhd u vu nën kontroll pas një operacioni të koordinuar nga toka dhe ajri.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, bëri të ditur se zjarri për disa orë rrezikoi seriozisht banesat dhe jetën e banorëve.

“Falë një operacioni të koordinuar nga toka dhe ajri, me angazhimin e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Librazhd, shërbimeve zjarrfikëse të bashkive të qarkut, Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës, u bë e mundur vënia e zjarrit nën kontroll”, tha Disha.

Disha falënderoi të gjithë efektivët dhe qytetarët që kontribuuan në përballimin e situatës, ndërsa theksoi se strukturat do të vijojnë monitorimin nga afër të zonës deri në eliminimin e plotë të çdo rreziku.

“Falë një operacioni të koordinuar nga toka dhe ajri, u bë e mundur vënia e zjarrit nën kontroll. Falenderoj çdo efektiv zjarrfikës, efektiv të Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit, Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile dhe çdo qytetar që kontribuoi në përballimin e kësaj situate. Do të vijojmë të monitorojmë nga afër situatën deri në eliminimin e plotë të çdo rreziku”, deklaroi Disha.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›