E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojnë bombardimet mes Sirisë dhe Turqisë

Gazeta Shqip

Sipas informacioneve që vijnë nga zyrtarët turq, ushtria turke ka kryer ditën e sotme një sulm hakmarrës ndaj Sirisë, pasi kjo e fundit kishte hedhur një bombë në një fshat përtej kufirit.

Kjo është dita e gjashtë me radhë e hakmarrjes turke kundër bombardimeve nga Siria, ku forcat e presidentit Bashar al-Assad po luftojnë kundër rebelëve.

Dyluftimet janë më serioze në pikat ndërkufitare, ku dhuna ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar. Gjatë ditëve të fundit, forcat e armatosura turke e kanë përforcuar praninë e tyre përgjatë kufirit prej 900 kilometrash me Sirinë.

Javën e kaluar, bombardimi i Sirisë në qytetin turk Akcakale la të vrarë pesë civilë turq, mes të cilëve 3 fëmijë.
8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vijojnë bombardimet mes Sirisë dhe Turqisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›