E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia u përgjigjet sulmeve me bomba të Sirisë

Zyrtarët turq dhe aktivistët sirianë thonë se ushtria turke ka kryer një sulm hakmarrës ndaj Sirisë, pasi kjo e fundit kishte gjuajtur sot një bombë në një fshat përtej kufirit.

Kjo është dita e gjashtë me radhë e hakmarrjes turke kundër bombardimeve nga Siria, ku forcat e presidentit Bashar al-Assad po luftojnë kundër rrebelëve.

Dyluftimet janë më serioze në pikat ndërkufitare, ku dhuna ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar.

Gjatë ditëve të fundit, forcat e armatosura turke e kanë përforcuar praninë e tyre përgjatë kufirit prej 900 kilometrash me Sirinë.

Javën e kaluar, bombardimi i Sirisë në qytetin turk Akcakale la të vrarë pesë civilë turq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›