“Vijojnë me ritme të larta”, Rama publikon pamje nga punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë: Lidhje më e shpejtë dhe më e sigurt për juglindjen

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa foto nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë.
Duke ndarë pamje nga kantieri, Rama thekson se punimet po vijojnë me ritme të larta dhe se ky investim do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korçës dhe të gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit.
“MIRËMËNGJES dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.