Vijojnë përleshjet në Turqi, Erdogan: Në vend po kthehet qetësia
STAMBOLL - Përleshjet mes protestuesve dhe policisë kanë vazhduar edhe gjatë natës në dy qytetet kryesore turke, Ankara dhe Stamboll. Kryeministri i Turqisë, Erdogan, ka hedhur sërish poshtë kërkesat e protestuesve që të japë dorëheqje, ndërsa për trazirat në vend ka fajësuar ekstremistët dhe forcat politike të opozitës.
Të hënën, Erdogan është larguar nga Turqia për të vizituar Marokun. Në komentet atje, ai ka parashikuar se situata së shpejti do të qetësohet.
“Ngjarjet në Turqi nuk kanë të bëjnë asgjë me prerjen e drunjve apo renovimin e parkut. Ata që kanë humbur në zgjedhje, janë prapa tyre dhe përdorin rrugë të ndryshme. Demonstratat nuk janë zhvilluar në secilin qytet. Situata është më e qetë tani dhe njerëzit kanë nisur të përdorin sensin. Para se të kthehem në Turqi, atje do të ketë qetësi”, - ka thënë Erdogan.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve turke që të tregojnë vetëpërmbajtje në trajtimin e demonstratave, në të cilat janë plagosur qindra protestues dhe policë.
(er.nu/BalkanWeb)