Vijojnë rekrutimet në FA, Vengu: Rritje e ndjeshme e trajtimit financiar për rreth 6000 ushtarakë

Qendra e Personel-Rekrutimit është stacionuar me një qendër informacioni në Tiranë për të orientuar qytetarët mbi mundësitë që ofron angazhimi në Forcat e Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë publike pamjet e të rinjtë duken të interesuar për tu bërë pjesë e shërbimit ushtarak.
Të rinjtë janë jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe e Forcave të Armatosura, shkruan ministri, duke shtuar se, “investimi në kapacitete është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi ai në një postim në rrjetet sociale”.
“Me miratimin e ligjit për Forcën Rezerviste dhe rritjen e ndjeshme të trajtimit financiar për rreth 6000 ushtarakë kemi bërë një hap të madh në këtë drejtim”, nënvizoi Vengu teksa ndau edhe një video nga të rinjtë që dëshirojnë të aplikojnë për të ndjekur Akademinë e Forcave të Armatosura.
Një vajzë e re shprehet në video se “ mora informacion të mjaftueshëm të influencohem që të vazhdoj një ndër akademitë e forcave ushtarake. Mendoj që do më pëlqente shumë që të vazhdoja një ndër degët e psikologjisë në forcat ushtarake jashtë vendit”.
“Do të doja të ishte pjesë e Forcave të Armatosura, do të kisha shumë dëshirë ta provoja këtë eksperiencë. Do të doja të isha një kolonel i gatshëm për ushtrinë dhe të isha sa më shumë i fortë në atë drejtim”, u shpreh një prej të rinjve.
Shqipëria do të forcojë ushtrinë. Rreth 2100 ish ushtarakë apo civilë do të jenë pjesë e forcës rezerviste brenda gjashtë vitesh.
Shqiptarët që duan të bëhen pjesë e saj në këmbim të një page nuk duhet të jenë të dënuar dhe për ushtar nuk duhet ti kenë të kaluar 50 vjeç, për nënoficer 55 vjeç dhe për oficer 60 vjeç.
Projektligji ka kaluar në Këshillin e Ministrave, por ende pa u miratuar në Parlament në këtë pikë rekrutimi për ushtarët aktivë në qendër të Tiranës ka nisur interesimi dhe nga ata që duan të bëhen rezervistë të ushtrisë shqiptare.
/rtsh.al/