Vijojne takimet elektorale ne Kosove

Spo ju premtoj asgje por ju e dini mire se parate te privatizimit jane diku dhe nuk sherbejne tani per ekonomine e Kosoves. Ato para nje pjese e madhe eshte e juaja dhe askush nuk mund te mendoje ndryshe dhe ato do te kthehen normalisht pas nje pune shume te madhe qe ne ne Kosove do te bejme. Duhet te bisedojme me te gjitha palet me fqinjet tane dhe ta bejme te mundshme qe ato para te kthehen ketu. Nje pjese e madhe do te shkoje ne krijimin e kushteve me te mira per veteranet dhe pensionistet tane tha Pacolli.
Pacolli premtoi se keto kategori do te kene edhe lehtesime ne kujdesin shendetesor.
Nexhat Daci me Lidhjen Demokratike te Dardanise kane kritikuar qeverine nga qyteti i Gjakoves duke thene se nese qytetaret votojne per LDD-ne shteti dhe qytetaret e lumtur do te jene me te rendesishmet.
Zgjedhjet e ardhshme jane per shtetin e Kosoves per shtetin qe qeveria e deritanishme jo qe nuk arriti ta ndertoje per shtetin shtetasit per qytetarin e rendomte por perkundrazi e futi ne karantine pa ekonomi te zhvilluar pa shendetesi pa shkence pa kulture. Prandaj te mos jemi pjese e atij vargani por ta ndryshojme Kosoven qe te jete shtet qe ta duan te gjithe qytetaret e besoj Gjakova ka me shume arsye se askush tjeter te jete me dardanet te votoni dardanet dhe te jemi krijues te shtetit dhe te jetes se lumtur tha kryetari Daci.
LDD ka prezantuar edhe kandidatet e saj ne Gjakove.
Vetevendosja e Albin Kurtit ka zgjedhur Malisheven i njohur si bastion i Partise Demokratike te Kosoves.
Me 12 dhjetor qytetaret nuk do ti votojne rrencat e hajnat e politikes se regjimit por do ti votojne politikanet e vertet dhe te ndershem te Vetevendosjes. Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do ti votojne njerezit e regjimit qe shoqerohen me tregtaret qe sjellin mallra te Serbise ne Kosove por do ti votojne njerezit e Vetevendosjes qe do ti ndihmojne prodhuesit vendor dhe do ti bllokojne mallrat e Serbise ne kufi. Me 12 dhjetor qytetaret e Kosoves nuk do te votojne per njerezit e regjimit qe zgerdhihen me flamurin lara-lara por do te votojne per njerezit krenar te Vetevendosjes me flamurin e kuq e zi me shkaben dy krenare tha lideri Kurti.
Ndersa aktiviste te tjere gjate fjales se tyre vune ne dukje paradoksin e ketij qyteti te varfer qe ka nxjerre politikanet me te pasur.
Nderkaq Fryma e Re ka udhetuar drejt qytetit te Ferizajt. Ata premtuan se ndryshimet do te ndodhin dhe ky qytet do te perfaqesohet me shume ne politiken e Kosoves si qyteti me i zhvilluar ne Kosove.
Sot nga Ferizaj jane 5 mije persona qe punojne ne Afganistan dhe ne Irak dhe ne te njejten kohe kontribuojne shume per ekonomine e Kosoves sepse 20 milione euro derdhen cdo muaj ne bankat e Kosoves. Ferizaj edhe pse ka pasur 9 deputete ne Kuvend te Kosoves dihet se sa here eshte permendur ne Kuvend sa here jane permendur problemet e Ferizajt. Andaj ate qe po e ben Fryma e Re anekend Kosoves do ta bej edhe ne Ferizaj me qellim qe perfaqesimin ta beje ne menyre te denje tha Shpend Ahmeti.
FER ka premtuar se qytetari do te jete ne qender te vemendjes pasi sipas tyre qeverisja e kaluar ka shikuar vetem interesat personale.