E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet uebsajti i Sarah Palin

Uebsajti i Sarah Palin eshte sulmuar nga hakerat te cilet jane mbeshtetes te Wikileaks dhe themeluesit te saj Julian Assange.

Javen e kaluar Palin ne rrjetin social Facebook shkruante se Assange eshte nje anti-amerikan dhe se duhej ndjekur me urgjence njesoj si te ishte lider i talebaneve.

Megjithate sipas zedheneses se Palin te gjitha te dhenat e uebsajtit u kaluan menjehere ne nje tjeter faqe interneti te sigurte.

Nderkohe hakerat qe mbeshtesin Wikileaks kane paralajmeruar nje tjeter sulm ku ne qender do te vendoset sajti Visa.com.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›