Vijojnë tensionet pranë Kryeministrisë, Policia hedh gaz lotsjellës ndaj studentëve për t’i shpërndarë! Të rinjtë nuk tërhiqen
Situata pranë godinës së Kryeministrisë, ku ndodhen studentët, vazhdon të jetë e tensionuar.
Të rinjtë kanë qëlluar me pllaka trotuari, ndërkohë që efektivët i kanë sulmuar me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion për t’i larguar. Të rinjtë janë spostuar pak më tutje, por qëndresa e tyre vazhdon.
Kjo është protesta e 4-të e studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë sulmuar Kryeministrinë, institucione shtetërore dhe disa biznese në shenjë revolte.