E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë drejt policisë dhe autobotëve të ujit

Protesta përballë godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish gjatë minutave të fundit, ku janë regjistruar sërish tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Një numër i madh molotovësh janë hedhur nga protestuesit në drejtim të kordonit të policisë. Në shënjestër të goditjeve me lëndë djegëse janë vënë edhe autobotët e ujit, të cilët po përdoren nga forcat e rendit për të shpërndarë turmën.

Edhe pse reshjet e shiut kanë bërë që numri i protestusve të pësojë rënie, një pjesë e të rinjëve kanë refuzuar të largohen, duke vijuar qëndresën dhe përplasjen me efektivët e policisë.

Ndërkohë, në zonë vijon prania e lartë e forcave të rendit për mbajtjen e situatës nën kontroll.

Lajme të Sugjeruara

Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO)

Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi

Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›