E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione para Ministrisë së Arsimit, disa studentë nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie. Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë bashkuar në protestë, disa studentë kanë shprehur kundërshtimin e tyre për tu bashkuar.

Mësohet se ky bashkim është shoqëruar fillimisht me një incident, ku dy persona kanë pasur një debat të ashpër. Megjithatë, situata është qetësuar shpejt falë ndërhyrjes së protestuesve të tjerë që ndodheshin në shesh.

Disa studentë kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre. Të rinjtë janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike.

Lajme të Sugjeruara

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Nga Kryeministria drejt Ministrisë Arsimit, protestuesit dhe deputetët e PD marshim për t’iu bashkuar studentëve

Nga Kryeministria drejt Ministrisë Arsimit, protestuesit dhe deputetët e PD marshim për t’iu bashkuar studentëve

Policia “blindon” Kryeministrinë, autoboti i ujit qëndron në gatishmëri! Situata e qetë

Policia “blindon” Kryeministrinë, autoboti i ujit qëndron në gatishmëri! Situata e qetë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›