Vijon aksioni për lirimin e hapësirave në liqenin e Shkodrës

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për heqjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë dhe dajlanë) në liqenin e Shkodrës.
IKMT njofton se ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe Policinë e Shtetit.
Ky aksion planifikohet të vazhdojë deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale.
/a.f//r.e/