Muzhaqi: Fuqizimi i të rinjve përmes projekteve rajonale

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Projekti “Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim”, nisi sot fazën e dytë të zbatimit të tij. Shqipëria është vendi i parë në rajon që nis zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm rajonal.
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi bashkëdrejtoi takimin me kordinatoren e OKB në Shqipëri Fiona McLuney për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm që na ndihmon të punojmë për fuqizimin e të rinjve, forcimin e dialogut ndërkulturor, gjithëpërfshirjen, barazinë gjinore, mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë.
Nga zbatimi i këtij projekti gjatë fazës së parë janë impaktuar mbi 14 mijë të rinj. Ndërkaq, në fazën e dytë projekti është parashikuar në shumën 4,75 milionë dollarë dhe në bashkëpunim me Agjencitë e OKB-së, si UNDP Albania, UNFPA Albania, UN Women Albania dhe UNESCO, synon të adresojë problematikat e shumta me të cilat përballen të rinjtë, prej të cilave 39% është e dedikuar për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave.
Përmes këtij projekti të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësinë të angazhohen në bashkëpunime me shumë aktorë si nga qeverisja qendrore dhe lokale, media, shoqëria civile, akademia dhe kultura.
Faza e dytë e këtij projekti është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe efektivitetit të projektit si një kontribut i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe respektimin e diversitetit të të rinjëve.
Projekt për fuqizimin e të rinjëve 1 nga 3/a.f//r.e/