E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vijon aktive vatra e zjarrit në Klos, tashmë ndihmë edhe nga ajri, “mobilizohet” helikopteri Cougar

Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore.

Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›