Vijon fushata elektorale, partitë prezantojnë programin dhe kandidatët
Tiranë- Vetëm shtatë ditë na ndajnë nga 23 qershori, ku shqiptarët dio të vendosin për qeverinë e re, ndërsa edhe sot partitë politike dhe kandidtaët për deputetë kanë vijuar fushatat elektorale.
Aleanca Kuq e Zi u tubua ne qytetin e Vlorë, ku kreu I saj Kreshnik Spahiuu shpreh se Vlora nuk meriton qe te drejtohet as nga demokratet dhe as nga socialistet.
Duke u shprehur se regjimi i shtetasit Berisha merr fund pas shtate ditesh, ai premtoi se me ardhjen e AK-së ne pushtet do tju vendoset buldozieri pallateve te socialisteve dhe te demokrateve.
Spahiu theksoi se Vlora meriton levizje patriotike dhe jo ate te rilindjes greke, pasi ky qytet ka me shume vota shqiptare se sa greke.
Ai u ndal edhe tek ceshtja came duke thene se PD-ja dhe PS-ja kane tradhetuar ne menyre sistematike kete kauze.
Meta: Era e fitores po fryn nga Kukësi në Sarandë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë nr.2 në Tiranë, ndërsa tha se fitorja më 23 qershor ëhstë e padiskutueshme.
Dhe këtë herë fitorja është e padiskutueshme për LSI-në edhe në qytetin dhe në Qarkun e Kukësit, meqenëse këtu kemi edhe disa banorë, të cilët janë me origjinë nga Kukësi dhe që e dinë shumë mirë që LSI-ja do ta fitojë deputetin edhe në Kukës, ku janë vetëm katër mandate, tha ai.
Qytetarët e Tiranës do të votojnë për ne se ata çmojnë LSI-në si një forcë qytetare, si një forcë që është për bashkëpunim, për zhvillim dhe për integrimin e vendit. Edhe në kulmin e fushatës elektorale, edhe në kulmin e luftës politike ne arritëm, me mençuri, me urtësi dhe me këmbëngulje që të mblidhnim Parlamentin dhe të gjithë të votonin tre ligjet që do ti japin Shqipërisë në dhjetor statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo është shumë e rëndësishme për të zhbllokuar shumë projekte dhe shumë ndihma financiare që do të ndihmojnë ekonominë e vendit dhe që do të ndihmojnë për hapjen e shumë vendeve të reja të punës,-vijoi Meta.
LZHK në Korçë, Shehi: Rama punon për interesa personale
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është ndalur sot në qytetin e Korçës, ku në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone ai ka kërkuar që ata të votojnë të djathtën. Sipas tij ndryshimi i qeverisë do të kishte kosto pë rtë gjithë vendin dhe shqiptarët.
Ai tha se kryesocialisti Edi Rama ka në qendër interesat e tij personale, ndërsa ka premtuar një vend më demokratik pas 23 qershorit. Ai premtoi vijimin e reformave në arsim, shëndetësi, ndërsa tha se një vëmendje e vecccantë do ti kushtohet legalizimit të banesave.
Kandidati i pavarur, Arben Malaj, ak deklaruar sot se Partia Socialiste ka shpërndarë një spot në qytetine Vlorës kundër tij, i cili sipas Malajt dëmton vetë opozitën.
Malaj: Spoti kundër meje, dëmton më shumë PS-në
Ky spot dëmton Partinë Socialiste dhe të majtën në perpjekjen e përbashkët për të mundur Sali Berishën. Ky spot injoron votën e lirë të qytetarëve të Vlorës. Ky spot dëmton lirinë mbi të cilën duhet të zhvillohen zgjedhjet në një vend demokratik. Rrezikshmëria e fushatave të tilla përbaltuese dëmton më së pari vendin dhe të ardhmen e tij europiane. Vetëm në diktaturë, konkurentët e përkrahur gjerësisht shihen si rrezik. Kultura e sherrit nuk mund të importohet në Vlorë. Vlora si gjithë Shqipëria meriton shumë më shumë. Është e papranueshme për çdo politikan dhe aq më shumë për Ramën që në qytetin e Pavarësisë të cënohet vullneti i votës së lirë. Arben Malaj pranoi rrezik personal kur publikisht mbajti tre qëndrimet e tij në të mirë të Shqipërisë. Malaj pranoi rrezikun personal kur votoi kundër ndryshimeve kushtetuese, kur ishte kundër bojkotit dhe kur ishte pro integrimit,- shprehet stafi i Malaj.
Topalli në Shkodër: 23 qershori, humbja përfundimtare e Ramës
Kryetarj e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar sot një takim me banorët e një prej lagjeve të Shkodrës, ku deklaroi se Edi Rama më 23 qershor do të marrë humbjen përfundimtare.
Ai e di se kësaj rradhe do ketë humbjen fatale dhe përfundimtare. Ai ska koncept as për shtetin, as për ekonominë, as për shtetin. Ai është bllokues, bojkotues, në çdo proces reformator të këtij vendi. Ai është nihilist e gënjeshtar në çdo gjë. por ai tha të vërtetën: “Tom Doshi është modeli ynë.” Po, ai është modeli i Edi Ramës, ai është Edi Rama,- tha Topalli.
Topi në Gjirokastër: PD-ja tani synon votat e të majtëve
Kreu i Frymës së Re Demokratike, bamir Topi është ndalur në qytetin e Gjirokastrës, ku ka thënë se pjestarët e forcës që ai drejton janë shumë qytetarë dhe shumë racionalë.
Në 3 vjet e 11 muaj shoqëria shqiptare është shumë kontestuese ndaj poitikës dhe në një muaj nuk mund të kthehet mrapsht gjithë ky kontestim që është shfaqur në përdorimin e mediave abuzimin dhe mungesën e respektin ndaj qytetarëve dhe në çdo sferë sociale. FRD-ja ka një program të qartë elektoral që do të mbështesë çështjet e pronësisë, të shtetit të së drejtës, shëndetësisë, arsimit, çështjes së të përndjekurve politikë. Sot ajo parti në pretendime e djathtë ka dalë për të mbledhur vota për eksponentë të së majtës të cilët kanë qenë elementë më problematikë në rrugën historike të së djathtës. Ne nuk e kemi në plan të krijojmë imazhe të rreme duke trasportuar votues. Nëse politika kërkon të krijojë imazhe iluzive ajo e ka humbur besimin tek qytetarët,- tha ai.
Ben Blushi takim me të rinjtë në Elbasan
Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Elbasan, Ben Blushi zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Ai tha se rinia Elbasanit pas 23 qershorit do jetë në fokus kryesor të qeverisë. Sipas tij, kjo festë është shprehje e vullnetit që kanë të rinjte për të ndryshuar situatën, për të dalë nga papunësia, për një shkollim më të mirë për një të ardhme të sigurt .