Vijon kaosi në Haiti, autoritetet largohen nga të shtënat e protestuesve gjatë varrimit të presidentit

Situata në shtetin e pafat të Karaibeve, Haitin, është ende kaotike pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise nga ana e një komandoje mercenare, rreth 2 javë më parë.
Tension të dukshëm pati edhe gjatë ceremonisë së varrimit, ku mbështetës të tij të mbledhur në vendngjarje filluan të fishkëllenin dhe kërcënonin autoritetet e pranishme.
Teksa e veja e presidentit ende ndodhej në arkivolin e tij, një turmë mbështetësish të armatosur i kërkonte veçanërisht shefit të policisë Leon Charles të largohej prej aty, sepse sipas tyre nuk kishte bërë asgjë për të mbrojtur kreun e shtetit.
Në afërsi të ceremonisë, të shtëna të panumërta kumbuan gjatë gjithë ditës, suke shtrënguar diplomatët e pranishëm në vend, të braktisnin për arsye sigurie varrimin.
Prej kohësh në Haiti vijojnë protesta të shumta, që akuzojnë qeverinë për korrupsion masiv, ndërkohë që banorët e janë nga më të varfrit e rajonit, në një situatë shumë më të ndryshme se Republika Dominikane, me të cilin ndajnë ishullin./A2