Vijon maratona e ICT Clubs, grupet e shkollave të mesme prezantojnë idetë dhe projektet e tyre

Vijon maratona e ICT Clubs, konkursi i teknologjisë së informacionit, iniciuar nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Albanian ICT Academy, ku marrin pjesë 450 nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Korçës. 20 grupet e shkollave të mesme kanë prezantuar këtë të shtunë idetë e tyre mbi Asistentin Inteligjent.
Pas prezantimit janë shpallur grupet fituese nga secila prej shkollave pjesëmarrëse në këtë konkurs.
Javën e ardhshme do të zhvillohet konkursi mes grupeve të shkollave 9-vjeçare, për të nxjerrë skuadrat fituese përfaqësuese të secilës shkollë, të cilat më pas do të marrin pjesë në fazën finale të këtij konkursi.
Gazetare Eftjola Fili
/rtsh.al/