Vijon misteri i zjarreve në Shëngjergj, digjen edhe dy banesa të tjera
Tiranë- Dy banesa janë djegur nga flakët mëngjesin e sotëm në komunën Shëngjergj të Tiranës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por prej disa ditësh janë djegur në mënyrë misterioze dhjetra banesa.
Sipas burimeve policore nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Pak kohë më parë u ndërmor një hetim për të zbuluar shkaqet e zjarrve në këtë zonë dhe u arrit në përfundimin se flakët ishin të qëllimshme.
Deri më tani janë djegur 12 banesa, ndërsa ende nuk është vënë para drejtësisë asnjë person. Banorët shprehen mjaft të shqetësuar dhe për të mbrojtur banesat ata kanë rrëmbyer armët dhe bëjnë shërbim natë e ditë.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: