Vijon moti i ngrohtë, vranësira vetëm në fundjavë

Vranësira në zonat fushore dhe reshje të pakta shiu në zonat malore, është parashikimi që sjellin sinoptikanët për javën e ardhshme. Duke filluar nga dita e dielë pothuajse të gjitha zonat malore të vendit do të preken nga reshje shiu.
Përsa i përket erës, sipas Meteoalb nuk do të jetë problem.
Sipas meteorologes Porja, e gjithë java e fundit të marsit do të mbyllet me kthjellime dhe vranësira.