E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga “Jordan Misja”, ambulantët pushtojnë trotuaret

Tregtarët ambulantë zënë trotuaret dhe bllokojnë rrugën “Jordan Misja”, e njohur si rruga e “Burgut” duke krijuar trafik dhe pengesë për këmbesorët. I gjithë ky segment rrugor bllokohet nga sende dhe mallra të shumta sidomos ditëve të mërkura dhe të shtuna.
 

Vetë tregtarët janë të vetëdijëshëm për këtë problem, por pa rrugëzgjidhje tjetër ata shprehen se janë të detyruar të vendosen aty, duke i paguar një taksë prej 50 lekësh të reja Bashkisë për lejim qëndrimi.
 

Sipas tregtarëve ky problem do të marë fund vetëm nesë Bashkia do të caktojë një vend për ta, ku të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›