Vijon numërimi i fletëve të kontestuara, debate në sallë
Vijon me debate mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku po numërohen fletët e kontestuara. Përfaqësuesit e PS-së në KQZ kanë kundërshtuar sërish hapjen e kutive duke deklaruar se po bëhen shkelje në kodin zgjedhor.
Përfaqësuesit e PS-së kanë deklaruar se KQZ-ja po numëron vetëm fletët e kontestuara në favor të bashës ndërsa nuk numërojnë ato që i takojnë Ramës.
Deri më tani janë hapur 28 kuti ku kandidati i “aleancës për qytetarin” Basha ka marrë 53 vota shtesë ndërsa kandidati i majtë Edi Rama 17 vota.
Ndërkohë mbështetësit e Partisë Socialiste janë larguar nga godina e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ndërsa shihet se është rralluar edhe numri i punonjësve të policisë përpara godinës.