Mbështetës së PS-së protestojnë në disa qytete të vendit
Simpatizantë të Partisë Socialiste po protestojnë sot në qytete të ndryshme të vendit në mbështetje të protestës para Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve.
Mësohet se protestat kanë nisur në Fier, Durrës dhe Lezhë ku militantët e PS-së të udhëhequr edhe nga deputetë të Partisë Socialiste kanë bllokuar rrugët që lidhin këto qytete me Tiranën.
Mbështetës të PS-së në qytetin e Fierit kanë marshuar përgjatë qytetit dhe më pas kanë mbërritur në vendin e quajtur Ura e Jalës ku kanë bllokuar edhe rrugën.
Mësohet se protesta ka pasur edhe në Vlorë ku mbështetësit e Partisë Socialiste pasi u mblodhën në Sheshin e Flamurit marshuan drejt Urës së Mifolit.
Ndërkohë thirrjes së drejtuesve të PS-së për revolta popullore i janë përgjigjur edhe mbështetësit e saj në Kavajë të cilët pasi kanë marshuar përmes qytetit kanë bllokuar rrugën kryesore Rrogozhinë-Kavajë.