Vijon numërimi i votave, ja ndarja e mandateve për koalicionet
Ndërsa janë numëruar mbi 50 përqind e kutive të votimit në vend, rezultatet paraprake flasin për një avantazh të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, të kryesuar nga Partia Socialiste.
Sipas numërimit të kutive deri më tani koalicioni i majtë kryeson në shumicën e qarqeve të vendit, me përjashtim të qarkut të Kukësit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thekson se pjesëmarrja në votime në rang kombëtar ka qënë 53,75%
Ora News ka përpunuar të dhënat më të fundit të publikuara nga KQZ -ja duke i paraqitur sipas qarqeve dhe mandatet që ka marrë deri më tani dy koalicionet politike.
Ndarja e mandateve sipas qarqeve të paraqitura në RTV “Ora News”.












Përfundon numërimi në KZAZ 18 në Dibër, ku janë numëruar 124 kuti, prej tyre APMI ka marrë 16143 vota, ASHE 14997, AK 101 vota dhe FRD 1165 vota