E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, dalin rezultatet e para, ndërpritet numërimi në disa KZAZ

Prej dy ditësh vijon numërimi i votave në të gjitha qarqet e vendit. Në disa KZAZ është ndërprerë puna për shkak të lodhjes së komisionerëve ndërsa pritet që numërimi të rinisë në orët në vijim.

Procesi i numërimit në disa raste ka vijuar me ritme të ngadalta si në qarkun Durrës dhe Tiranë, dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjera numërimi i ka kaluar 50 % të kutive të votimit.

08:53 Ka përfunduar numërimi në njësinë 11 në KZAZ-në 40 në Tiranë ku sipas rezultateve kryeson PS-ja me 11 943 vota, PD 10 348 vota, LSI 1686 vota dhe FRD 406 vota.

Gjithashtu në disa KZAZ ka pasur edhe probleme si në njësinë 10 në Tiranë ku janë larguar komisionerët e PD-së, në njësitë 4 dhe 6 është bllokuar  numërimi dhe pritet të rinisë në orët në vijim.

Gjithashtu një problem ka pasur edhe në në KZAZ 53 në Librazhd ku kutia me numër 2728 ka qënë pa procesverbal dhe me një fletë votimi mangut.

Ndërkohë sipas Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi në 66.27 % të qendrave të votimit.Kështu sipas KQZ-së nga gjithsej 5508 qendra të ngritura ka përfunduar numërimi në 3650 prej tyre ku koalicioni i majtë ka marrë 58.3% të votave dhe koalicioni i djathtë ka marrë 39.05 % të votave.

Ja rezultatet paraprake sipas KQZ

Tiranë 765/1422

ASHE         55.15 %

APMI        41.30 %

AK              1.18 %

FRD            2.26 %

Lezhë 207/258

ASHE   52.83 %

APMI  45.63 %

Korçë 441/447

ASHE   60.21 %

APMI   38.55 %

Vlorë, 359/432

ASHE   65.03 %

APMI  30.85  %

Arben Malaj  2.25 %

FRD  1.01 %

AK  0.69  %

Fier, 392/576

ASHE          63.28 %

APMI          31.05 %

FRD              1.50 %

Dritan Prifti 3.66 %

Durrës 301/444

ASHE   52.03 %

APMI  44.45 %

 

Berat 251/302

 ASHE   74.41 %

APMI   24.65 %

 

Elbasan 400/540

ASHE    57.79 %

APMI    40.36 %

Shkodër, 318 / 417

ASHE 52.6%

APMI 44.9%

Kukës, 139 / 169

ASHE 38.4%

APMI  60.6%

Dibër, 190/264

ASHE 51.0%

APMI  45.6%

Gjirokastër, 141/237

ASHE 70.9%

APMI  38.9%

Korçë, 433 / 447

ASHE 60.4%

APMI 38.4%

Përfundon numërimi në KZAZ 21 në Shijak

PS  ka marrë 6663 vota

PD  ka marrë  3288 vota

PR ka marrë  1939 vota

LSI  ka marrë  630 vota

PDIU ka marrë  211 vota

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›