Vijon numërimi i votave në Malësi të Madhe, kandidati socialist, Tonin Marinaj ruan epërsinë

Kanë mbetur 8 qendra e fundit të votimit për t’u numëruar në Malësi të Madhe, ndërsa kandidati socialist, Tonin Marinaj ruan epërsinë ndaj atij të “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj. Marinaj ka marrë deri më tani 57.41% të votave, ndërsa Ramaj ka marrë 42.59% të votave.
/rtsh.al/