Vijon numërimi, ja rezultatet deri në orën 04:45

Ora 04:45
Tiranë: Edi Rama ka marrë 42 830 vota, ndërsa Lulzim Basha 42 757 vota deri në orët e para të ditës së martë. Janë numëruar 169 nga 485 kuti gjithsej.
Kamëz: Janë numëruar 28 kuti nga 51. Xhelal Mziu i PD-së ka deri tani 8 636 vota, ndërsa Rakip Suli i Partisë Socialiste 6 970.
Pogradec: Janë numëruar 23 nga 29 kuti në total, ku rezultati deri tani është PS 6 246 vota kurse LSI 4 615 vota.
Durrës: Deri në orët e para të së martës janë numëruar 26 nga 165 kuti gjithsej. Rezultati deri tani është PS 5 696 vota kurse PD 5 750 vota.
Berat: Janë numëruar 38 kuti nga 74 në total, nga ku rezultati është 5 712 vota për PS, 5 270 për PD.
Shkodër: 18 kuti të numëruara nga 95 gjithsej. PS ka marrë 2 495 vota kurse PD 4 185. Në KZAZ numër 40 është mbyllur procesi i numërimit të votave për të rinisur të martën paradite.
Fier: Janë numëruar 42 nga 83 kuti në total, ku PS ka marrë 8 297 vota kurse PD 5 891.
Kavajë: 28 kuti nga 30 gjithsej. PS ka 5 403 vota, PD 4 632.
Vlorë: Janë numëruar 39 nga 86 kuti në total, ku PS ka 11 610 vota kundrejt 9 383 të PD.
Korçë: Janë numëruar 30 kuti nga 62 që janë gjithsej. PS kryeson me 8 014 vota, ndërsa PD ka 6 349 vota.
Lushnjë: Në KZAZ nr. 20 vazhdon numërimi i votave për bashkinë e këtij qyteti. Aktualisht është në avantazh kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” me 6 445 vota, kundrejt atij të PD-LSI me 4 353. Janë numëruar 35 kuti nga 64 gjithsej.
Mësohet se në disa qendra numërimi në zona të ndryshme është rënë dakord nga numëruesit për të bërë disa orë pushim, si pasojë e lodhjes. Procesi në këto KZAZ pritet të rifillojë normalisht gjatë ditës së martë.
Në mesditë raporti paraprak i vëzhguesve
Ndërkohë që procesi i numërimit të votave vazhdon, në orën 12:00 të ditës së martë pritet të bëhet publik raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e 8 majit. Në ambientet e "Hotel Tirana", vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it dhe ata të Këshillit të Evropës do të publikojnë raportin e tyre paraprak.
Ora 01:30
Pas 138 nga 485 kutive të hapura deri në orën 01:30 në Tiranë, Edi Rama ka 35 281 vota, kundrejt 34 293 votave të z. Basha.
Ndërkohë, në Bashkinë e Kamzës udhëheq kandidati i PD-së, Xhelal Mziu me 4 247 vota, ndërsa ai i PS-së ka arritur të marrë 3 782 vota në 15 kuti e para, ndërkohë që do të numërohen edhe 36 kuti.
Nga rezultatet e fundit, koalicioni “Aleanca për Qytetarin” arriti të fitojë në Bashkinë e Cërrikut me kandidatin Servet Duzha.
Laç: Janë numëruar 15 nga 20 kuti votimi gjithsej, ku PS ndodhet në avantazh me 3 904 vota ndaj PD me 2 377 vota.
Pogradec: Janë numëruar 21 nga 28 kuti në total, ku rezultati deri tani është PS 5 765 vota kurse LSI 4 277 vota.
Durrës: Janë hapur 25 nga 165 kuti gjithsej. Vangjush Dako i PS-së udhëheq me 5 640 vota kundrejt 5477 të demokratit Ferdinand Xhaferaj.
Berat: Janë numëruar 38 kuti nga 74 në total, nga ku rezultati deri tani është 5 712 vota për PS, 5 270 për PD.
Shkodër: Janë numëruar 15 kuti nga 95 në total. PS ka marrë 2 023 vota, kurse PD 3 323 vota. Në KZAZ numër 40 është mbyllur procesi i numërimit të votave, për të rinisur të martën paradite.
Fier: Janë numëruar 40 kuti nga 83 gjithsej, ku PS ka marrë 7 973 vota kurse PD 5 638 vota.
Kavajë: Janë numëruar 19 kuti nga 30 në total, nga ku PS ka 3 705 vota kurse PD 3 285.
Vlorë: Janë numëruar 39 nga 86 kuti në total. PS ka marrë 11 610 vota kurse PD 9 383.
20:00 / Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet për disa prej bashkive në vend.
ëdhënësja e drejtorit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, theksoi se rezultatet deri në orën 20:00 janë si më poshtë:
Bashkia e Tiranës
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Basha - 23 444
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Edi Rama – 23 820
Bashkia Gjirokastër (përfundimtare)
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Genci Sinoimeri - 4927
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Flamur Bime – 6479
Bashkia Lezhe (përfundimtare)
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Viktor Tusha – 4933
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Gjokë Jaku – 4631
Bashkia Gramsh (përfundimtare)
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Kastriot Zere - 1926
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Dritan Bici – 3274
Bashkia Përmet (përfundimtare)
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Kujtim Hoxha - 1811
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Gilbero Jaçe – 2150
Bashkia Delvinë (përfundimtare)
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin",Dhurim Alinani - 2214
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen",Dashamir Hado – 2114
Bashkia Peqin (përfundimtare)
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Ilir Rrushi – 2607
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Naim Teqja - 904
Bashkia Tepelenë (përfundimtare)
Kandidati i "Aleancës për Qytetarin", Sevo Mici - 750
Kandidati i "Aleancës për të Ardhmen", Termet Peçi - 1741
Kandidati i “LZHK”-së, Reshat Zika – 1217
2011-05-09 20:11