Vijon numërimi në disa KZAZ, në të tjerat pritet të rinisë. E majta ka epërsi
Edhe pse kanë kaluar mbi 13 orë nga përfundimi i votimit ende nuk ka një rezultat konkret pasi vetëm një pjesë e kutive janë numëruar. Në disa KZAZ numërimi vijon normalisht në disa prej tyre ai është ndërprerë dhe pritet të rinisë.
Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ deri në orën 08:30 të mëngjesit të së hënës flasin për këto rezultate:
TIRANË
Janë numëruar aktualisht 91/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 16532 vota, APMI 11621 vota, AK 299 vota dhe FRD 650 vota.
KORÇË
Janë numëruar deri tani 109 nga 447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë18954 vota, APMI 1389 vota, FRD 306 vota.
KUKËS
Janë numëruar 48 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 4168 vota, APMI 8186 vota, dhe 82 vota FRD.
ELBASAN
Janë numëruar 25 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marrë 4755 vota, APMI 3788 vota, FRD 240 vota.
DURRËS
Janë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 1759 vota, APMI 2264 vota, dhe FRD me 86 vota.
FIER
Janë numëruar deri tani 102/576 kuti gjithsej ASHE 22279 vota, APMI 10913 vota, AK 181 vota, FRD 494 kurse 564 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.
LEZHË
Janë numëruar deri tani 48 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 6615 vota, APMI 6195 vota, dhe 83 vota FRD.
BERAT
Janë numëruar deri tani 52/302 kuti ASHE 11505 vota, APMI 5259 vota, FRD 79 vota.
DIBËR
Janë numëruar 31 nga 264 kuti ku ASHE ka marrë 3701 vota, 3434 vota APMI, 172 FRD.
GJIROKASTËR
Janë numëruar 19 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 2348 vota, 941 APMI dhe 17 vota FRD.
SHKODËR
Janë numëruar deri tani 48/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 70086 vota, APMI 5069, dhe FRD 107 vota.
VLORË
Janë numëruar 60 nga 432 kuti ku ASHE ka marrë 12148 vota, APMI 5308 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 383 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.