E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet një person nga trageti, ngjarja 15 milje larg portit të Durrësit

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në orët e para të ditës së hënë, në një kohë kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar në rezultatet zgjedhore. Mësohet se 15 milje larg portit të Durrësit, një person ende i paidentifikuar u hodh nga trageti.

Menjëherë kapiteni i tragetit ka lajmëruar kapitanerinë e portit të Durrësit, e cila menjëherë ka dërguar grupet e shpëtimit të cilat me dy tragete të tjerë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e personit të hedhur në det.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet, mbeten të paqarta shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›