E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vijon numërimi për Fierin, nga 587 QV janë rinumëruar 233

Vijon procesi i rinumërimit për subjektet politike dhe kandidatët preferencial për qarkun Fier ku janë numëruar 233 qendra votimi nga 587 në total.

Por ajo që rezulton nga rinumërimi i deritanishëm nuk kënaq “Nismën Shqipëria Bëhet”, pasi ky subjekt mbetet larg arritje së 500 votave, për t’i marrë Partisë Socialiste mandatin e 12-të në këtë qark.

Nga rinumërimi, “Nisma Shqipëria Bëhet” rezulton me më 4 vota më pak ndërsa Partisë Socialiste i janë hequr 25 vota.

Rinumërimi nuk prek edhe garën mes kandidatëve të Partisë Socialiste, me Zegjine Caushin që duket se do ta mbajë mandatin e deputetes pasi konkurrentja e saj më e afërt rezulton me 39 vota më pak.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›