E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit në Panahor të Mallakastrës, nis edhe ndërhyrja nga ajri

Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit në Panahor. Aktualisht në terren janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të shërbimit zjarrfikës (MZSH) dhe 30 forca bashkiake.

Ndërkohë, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, me synim vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Operacioni vijon në koordinim mes të gjitha strukturave të angazhuara.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›