E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon procesi i numërimit në Tiranë

Vijon numërimi i votave në Tiranë ku është edhe pika më e nxehtë e këti procesi zgjedhor. Në grafikun e paraqitur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve janë numëruar 3 kuti të tjera në Tiranë ku kandidati “aleanca për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 1029 vota ndërsa kandidati I “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ka 940 vota.
 

Ndërkohë janë numëruar tre kutitë e tjera në KZAZ-në numër 55 në Laprakë ku Edi Rama ka marrë 759 vota ndërsa kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Lulzim Basha ka marrë 749 vota.
 

Ndërkohë mësohet se ka nisur numërimi i votave në KZAZ-në tek shkolla “Myslym Keta” pas një pezulli që nga mbërmja e djeshme si pasojë e mosparaqitjes së nënkryetarit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›