Zgjedhjet, vijon procesi i numërimit të votave
Vijon procesi i numërimit të fletëve të votimit, proces ky që po mbahet në një pjesë të KZAZ-ve duke dhënë rezultate paraprake në disa bashki kryesore të vendit.
Kështu sipas raportimeve, në Vlorë kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Shpëtim Gjika me 280 vota. Ndërsa në Peqin kandidati i PD-së Ilir Rrushi kryeson me 1765 vota kundrejt kandidatit të koalicionit “aleanca për të ardhmen” Teqja i cili ka marrë 584 vota.
Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “aleanca për të ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 1338 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 948 vota.
Edhe në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Fatos Tushe kryeson me 1033 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 755 vota.
Ndërkohë në bashkinë e Lezhës kandidati i “aleancës për qytetarin” Viktor Tushaj kryeson me 1221 vota kundrejt kandidatit të majtë Gjokë Jaku me 1037.
Ndërkohë kur janë numëruar 7 kuti vihet re një diferencë prej 511 vota në favor të kryetarit aktual dhe kandidatit të Partisë Socialiste, Qazim Sejdini.
Ndërsa në bashkinë e Gramshit kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Dritan Bici me 162 vota kundrejt rivalit të tij Kastriot Zera i cili ka marrë 133 vota.
Ndërsa në bashkinë e Beratit kryeson kandidati i “aleancës për qytetarin” me 153 vota më shumë kundrejt raivalit të tij të majtë.
Edhe në Delvinë kryeson kandidati i “aleancës për qytetarin: Dhurim Alinani me 171 vota kundrejt kandidatit të opozitës Dashamir Hado i cili ka marrë 99 vota.
Ndërkohë, në një pjesë të konsiderueshme të KZAZ-ve është vendosur që numërimi të nisë në orën 07:00 të ditës së sotme.