Vijon procesi i numërimit të votave, të dhënat e KQZ-së deri në orën 18.00
Ja disa nga rezultatet parapraprake
Rezultatet Ora 18:00
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publike të dhënat më të fundit të numërimit të votave në qarqe deri në orën 16.00. Deri tani janë numëruar 29% e kutive të votimit.
Sipas KQZ-së në Tiranë janë numëruar 266 qendra votimi nga 1422 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 56.25 %, kurse Aleanca për Punësim mirëqënie dhe Integrim ka 40.16% të votave.
Në Fier 161 kuti votimi nga 576 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 64.09%, kurse Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim 31.47%, Dritan Prifti deri tani ka 2.81% të votave.
Në Vlorë janë numëruar 130 kuti votimi nga 432 kuti. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 64.33%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 30.26% të votave dhe Arben Malaj 2.41% të votave.
Në Shkodër janë numëruar 150 kuti nga 417 kuti votimi, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 54.42%, kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 43.23% të votave.
Në Elbasan, janë numëruar 138 kuti nga 540, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 57.68% kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 40.36% të votave.
Në Gjirokastër janë numëruar 45 kuti nga 257 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 67.67% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 31.94% të votave.
Në Berat janë numëruar 105 kuti votimi 302. Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 71.93% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 27.21% të votave.
Në Dibër janë numëruar 99 kuti nga 264 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka 52.32% ,kurse Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim ka 44.46% të votave.
Në Kukës janë numëruar 123 kuti nga 269 kuti, Aleanca për Shqipërinë Evropiane 35.82%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 63.63%.
Në Lezhë janë numëruar 127 kuti nga 258. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 51.59%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 46.49%.
Në Durrës janë 85 kuti të numëruara nga 444. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 51.99%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 44.97%.
Në Korçë janë numëruar 267 kuti nga 447. Aleanca për Shqipërinë Evropiane 58.71%, Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 40.08%.