Vrasja e simpatizantit të LSI në Laç, Meta e Kryemadhi vizitë ngushëllimi në familjen Gjoni
LAC – Lideri i LSI-së Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vizituan familjen e simpatizantit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili u vra një ditë më parë, pranë një qendre votimi në Laç. Meta dhe Kryemadhi i kanë shprehur ngushëllime familjarëve të Gjon Pjetër Gjonit.
53-vjeçari u vra me armë zjarri paraditen e djeshme dhe dy persona të tjerë u plagosën pranë ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi “At Shtjefën Gjeçovi”. Në këtë qendër votimi ka pasur konfrontime fizike me mjete të forta, mes viktimës Gjoni dhe disa personave të tjerë, ndërsa më pas një prej tyre ka shtënë me armë.
Drejtori i policisë, Arben Hajdarmata informoi se në këtë ngjarje viktima është simpatizanti i LSI-së, Gjon Pjetër Gjoni, dhe një ndër të plagosurit është kandidati i PD-së, Mëhill Fufi. I plagosur ka mbetur edhe një i afërm i kandidatit të PD-së, Kastriot Fufi.
Po sipas policisë, në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të kalibrit të ndryshëm dhe një armë zjarri. Ende nuk ka asnjë të dyshuar, por hetimet vijojnë të jenë intensive. “Fakti që është plagosur një kandidat mund të ketë lidhje me zgjedhjet”, - tha drejtori i policisë.
Pas ngjarjes, kreu socialist Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta mbërritën në qendrën e votimit ku ndodhi incidenti i rëndë në Laç. Kryesocialisti akuzoi policinë e këtij qyteti se po bashkëpunon me krimin. Por sipas tij, asgjë nuk e ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve.
Ndërkaq, edhe kreu i LSI-së Meta ishte në të njëjtën linjë me kreun e PS-së Rama, teksa akuzoi policinë e Laçit për bashkëpunim me krimin. Meta e ftoi policinë të distancohet nga kjo ngjarje dramatike.
Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp akuzoi Ramën dhe Metën se ata e dinin që krimi do të ndodhte dhe nuk bënë asgjë për ta parandaluar. Berisha akuzoi liderin e PS-së dhe atë të LSI-së se rendën të përfitonin politikisht pas ngjarjes në vend që ta dënonin aktin e rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)