Vijon protesta e PS-së, sot dita e 18-të e grevës

Greva e urisë e deputetëve e mbështetësve të opozitës hyn sot në ditën e 18-të. Gjendja e grevistëve, të vendosur në bulevard, para godinës së kryeministrisë vazhdon të rëndohet më tej ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja ngërcit politik. 53 grevistë janë shtruar në spital.
Gjatë fjalimit të tij në protestën e pasdites, kreu socialist Edi Rama u shpreh edhe njëherë i vendosur për vazhdimin e grevës së urisë duke theksuar se mbi 2 mijë qytetarë janë gati t'i bashkohen kauzës së opozitës për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.