Moratinos: Konferenca e Sarajevës, kthesë për integrimin e Ballkanit në BE
Shefi i diplomacisë spanjolle, Moratinos, pohon se konferenca e 2 qershorit në Sarajevë, "BE-Ballkani Perëndimor", do të jetë "një kthesë për integrimin e shteteve ballkanike drejt BE-së". Moratinos shtoi se dëshira e organizatorëve është që në konferencë të jenë prezent të gjithë dhe jo vetëm 17-të vendet europiane, duke përfshirë vende si SHBA-ja, Rusia dhe Turqia. Ndërkohë në Sarajevë kanë nisur përgatitjet për konferencën, ku priten të marrin pjesë mbi 50 delegacione. Evenimenti është quajtur një sfidë e vërtetë për shërbimin e sigurisë së Bosnje-Hercegovinës.