E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon protesta kundër resortit, banorët përplasen me policinë, tentojnë të bllokojnë punimet

Banorët në Rrjoll të Velipojës janë përplasur sërish me policinë në ditën e tretë të protestës për mbrojtjen e tokave të tyre në zonën bregdetare.

Këtë të mërkurë, teksa banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën makinerive të punëve, një prej tyre ka rënë pa ndjenja.

Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve në zonë për ndërtimin e një resorti është i paligjshëm.

Projekti, i kundërshtuar nga banorët, të cilët thonë se zotërojnë certifikata pronësie, parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në zonën ranore pranë Velipojës.

Sipas planit zhvillimor, masterplani përfshin 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, një strukturë hoteli, si edhe disa struktura social-kulturore në një sipërfaqe mbi 400 mijë metra katrorë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›