E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon protesta, sot 3 grevistë në spital


Greva e deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të saj ka hyrë në ditën e tetë. Gjendja shëndetësore është rënduar së tepërmi . Deri në mesditë në spital janë dërguar për mjekim 3 grevistë për shkak të gjendjes së rëndë të shëndetit të tyre.
Ka qënë ora 08:30 minuta kur nga çadrat ka dalë grevisti i parë , 29 vjeçari Klodian Rira nga Prrenjasi.
Më pas, një tjetër grevist u dërgua me urgjencë në spital. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Koka, 37 vjeç nga Fieri që humbi ndjenjat për shkak të mungesës së ushqimit.
Pak para orës 12:00 në spital u dërgua për mjekim 24 vjeçari Salarjon Tota nga Fieri.
Numri në total i grevistëve që kanë lënë grevën në gjendje të rëndë shëndetësore ka shkuar në 10 persona.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›