SHBA: Marrëdhëniet me Britaninë nuk kushtëzohen nga zgjedhjet
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes SHBA-së dhe Britanisë nuk do të ndikohen nga paqartësitë e krijuara nga rezultatet zgjedhore të së enjtes në Britani, ku asnjëra prej partive nuk ka marrë vota të mjaftueshme për një mazhorancë absolute. Deklarata u dha ditën e premte nga Shtëpia e Bardhë.
"Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë, kushdo qoftë, që do të marrë postin e kryeministrit", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Presidenti Obama u njoh me rezultatet e zgjedhjeve britanike, shtoi ai.
Sipas rezultateve zyrtare përfundimtare, konservatorët kanë arritur fitoren e parë elektorale që nga vitit 1992, me 306 mandate deputetësh, ose 36.1 %, rreth 100 vende më shumë se gjatë zgjedhjeve legjislative të vitit 2005. Liderët e partisë konservatore u ofruan ditën e premte një bashkëqeverisje Liberaldemokratëve, partia e tretë britanike, por laburisti Gordon Brown, partia e të cilit arrit rezultate më të ulëta që prej vitit 1993, 258 mandate deputetësh 29 % ka kërkuar që ura bashkëpunimi me partinë e Chlegg. Chlegg duket se do të jetë gjilpëra e peshores për të përcaktuar qeverinë e re në shtetin britanik.