E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vijon puna në kantierin e konvikteve të reja të mjekësisë, kryeminisistri Rama publikon pamje

Punimet për rindërtimin e konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë vijojnë pa ndërprerje. Dy godinat studentore të vendosura fare pranë Universitetit dhe Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, do të jenë dyfish më të mëdha se godinat e mëparshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i konvikteve që më parë ishin hapësira të zaptuara dhe po u rikthehen studentëve me kushte më të mira.“MIRËMËNGJES , dhe me kantierin e konvikteve të reja të mjekësisë, ku vazhdon pa ndalim puna ndërtimtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Konviktet po ndërtohen në një sipërfaqe totale prej 3.452 metra katrorë. Në të do të ketë 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat do të ketë ambient gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu është parashikuar lavantaria, dhomat e studimit dhe depot.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›