Vijon puna për lirimin e hapësirave publike në Vlorë

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Puna për lirimin e hapësirave publike në Vlorë ka nisur prej mëngjesit të ditës së sotme, dhe pritet të vijojë edhe nesër.
Kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Ermal Dredha u shpreh në një postim në rrjete sociale se ditën e nesërme, puna do të jetë e përqëndruar në rrugën “Gjergj Araniti”, apo siç njihet ndryshe, rruga e Çipajve.
Dredha ka falënderuar bizneset për bashkëpunimin në këtë nismë kombëtare që siç u shpreh ai “do të ndryshojë qytetin”.
Puna për lirimin e sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve vazhdon në të gjithë vendin.
“Ambientet e përbashkëta i përkasin komunitetit dhe ndaj kujtdo që do t’i trajtojë si të tijat, do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave”, u shpreh më herët Dredha.
/e.i//a.f/